Për Institutin
Instituti i Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizust të Republikës së Maqedonisë (ISOS)
Kontabilistët dhe kontabilistët e autorizuar në territorin e Republikës së Maqedonisë janë të organizuar në Institutin e Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar të Republikës së Maqedonisë (ISOS).
Instituti është një shoqatë profesionale e kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar e themeluar në përputhshmëri me Ligjin mbi sherbimet Kontabiliste dhe është themeluar për të promovuar profesionin e kontabilitetit dhe punën e organizuar të kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar në territorin e Republikës së Maqedonisë.
Instituti është një organizatë e pavarur, jo-politike dhe jo-fitimprurëse, në të cilën kontabilistët dhe kontabilistët e autorizuar janë anëtarë, pavarësisht nga përkatësia e tyre kombëtare, fetare, racore etj.
Instituti në përputhshmëri me Ligjin mbi sherbimet kontabiliste:
1) Mban regjistër të kontabilistëve, regjistr të kontabilistëve të autorizuar, regjistër të tregtarëve fizik -kontabilistë, regjistri të tregtarëve fizik - kontabilistë të autorizuar dhe regjistër te shoqatave për kryerjen e veprimeve kontabël
2) Kryen kontroll mbi performancën e kontabilistëve, tregtarëve fizik - kontabilistëve dhe tregtarëve fizik - kontabilistëve të autorizuar dhe shoqatave për kryerjen e veprimtarive kontabël,
3) Organizon provim për kontabilist të autorizuar,
4) Jep vërtetim për kontabilistë dhe kontabilistë të autorizuar
lëshon dhe heq licencat për punën e tregtarëve fizik - kontabilistëve, tregtarëve fizik - kontabilistë të autorizuar dhe shoqatave për kryerjen e shërbimeve kontabël
6) Vendos për aprovimin e kualifikimit për kontabilist dhe kontabilist të autorizuar të fituar jashtë vendit,
7) Organizon dhe zhvillon trajnime për zhvillim profesional,
9) Ndjek zbatimin e Kodit të Etikës për Kontabilistët Profesionistë të IFAC,
10) Përkthen IFRS dhe SNRF për IAS,
11) Bashkëpunon me organe profesionale në Republikën e Maqedonisë dhe jashtë saj;
12) Kryen detyra të tjera të përcaktuara me ligj.
Organet e Institutit
Organet e Institutit janë Kuvendi, Bordi Mbikëqyrës, Bordi i Drejtorëve dhe Presidenti.
Kuvendi i Institutit përbëhet nga të gjithë kontabilistët dhe kontabilistët e autorizuar. Në Kuvend, kontabilistët dhe kontabilistët e autorizuar përfaqësojnë përfaqësuesit e zgjedhur të filialeve të Institutit.
Kuvendi i Institutit:
1) Miraton statutin e Institutit,
2) Përcakton tarifat për anëtarësim,
3) Përcakton tarifat për lëshimin e licencave të punës,
4) Miraton programin për dhënien e provimit ,për të kontrolluar njohuritë e një kontabilisti të autorizuar,
5) Sjell programin për kualifikim të kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar të fituar jashtë vendit,
6) Përcakton shumën e tarifës për provim për kontrollimin e njohurive të një kontabilisti ose një kontabilisti të autorizuar,
7) Të përcaktojë shumën e taksës për lëshimin e licences për kontabilistë të autorizuar pa iu nënshtruar provimit.
8) Përcakton shumën e tarifës për dhënien e provimit dhe njohjen e një kualifikimi profesional të fituar jashtë vendit,
9) Miraton programin vjetor për zhvillim të vazhdueshëm profesional
10) Përcakton tarifën për zhvillim të vazhdueshëm profesional
11) Miraton programin vjetor për kontrollin e punës së tregtarëve fizik - kontabilistë, tregtarëve fizik - kontabilistë të autorizuar dhe shoqatave për kryerjen e shërbimeve kontabiliste.
Bordi Mbikëqyrës përbëhet nga një kryetar dhe katër anëtarë me mandat trevjeçar.
Instituti menaxhohet nga Bordi Drejtues. Bordi i Drejtorëve përbëhet nga një kryetar dhe katër anëtarë me mandat pesëvjeçar.
Presidenti i Institutit është gjithashtu Kryetar i Bordit Drejtues.
Për të mundësuar pozicionin aktiv dhe rolin e të gjithë anëtarëve të territorit të Republikës së Maqedonisë në përmbushjen e detyrave të Institutit, Instituti themelon filialet në parim territorial për një ose më shumë njësi të vetëqeverisjes lokale.
Filialet nuk kanë statusin e një subjekti juridik, Instituti ka tetë filiale,si vijon:
1) Për territorin e qytetit të Shkupit, komunat në përbërjen e tij dhe zonat e populluara rreth tyre, me seli në Shkup,
2) Për zonën: Manastir, Ohër, Resnjë, Strugë dhe komunat dhe vendbanimet tjera rreth tyre, me seli në Manastir,
3) Për zonën: Kumanovë, Kriva Pallankë, Kratovë, Probishtip, Zletovo dhe zona të tjera të banuara rreth tyre, me seli në Kumanovë,
4) Për territorin e Prilepit, Krushevës, Demir Hisarit, Makedonski Brodit dhe komunave dhe vendbanimeve të tjera rreth tyre, me seli në Prilep,
5) Për territorin e Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Dibrës ,komunave dhe vendbanimeve tjera rreth tyre, me seli në Tetovë,
6) Për territorin e: Velesit, Kavadarit, Negotinës, Valandovës, Gjevgjelisë, Bogdancit, Dojranit dhe komunave dhe vendbanimeve të tjera rreth tyre, me seli në Veles;
7) Për zonën: Shtip, Koçan, Sveti Nikole, Vinicë, Dellçevë dhe vendbanime të tjera rreth tyre, me seli në Shtip
8) Për zonën e: Strumicës, Berovës, Pehçevës, Radovishit dhe komunave dhe vendbanimeve të tjera rreth tyre, me seli në Strumicë.